E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD rrezon Vishen. Kandidati Do te marr votat e shumices

Lufta per KLD-ne

Mazhoranca sulmon kandidatin e opozites per ne KLD Ardian Visha duke rikthyer ne skene edhe ceshtjen e Gerdecit. Deputetet e mazhorances shfrytezuan faktin se Visha ka qene avokati i ministrit Fatmir Mediu ne ceshtjen Gerdeci duke e cilesuar si te pamoralshme kauzen e opozites te mbajtur prej me se kater vitesh per ngjarjen tragjike ku humben jeten 26 persona. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Parlamentar te Ligjeve ra ne sy mungesa e socialistit Pandeli Majko. Ai ka pasur rezerva ndaj kesaj kandidature por qe me pas eshte terhequr pas qendrimit politik qe ka marre grupi i PS-se. Ish-kryeministri Majko nuk mori pjese ne seancen degjimore me kandidatin e PS-se Vishaj porse me pas ai ishte i pranishem ne Keshillin e Rregullores dhe Mandateve. Me 13 votat e deputeteve te mazhorances u votua qe kandidatura e Vishaj ti paraqitej seances si e papershtatshme qe nuk i ploteson kriteret. Per me se dy ore e gjysme palet jane fokusuar te seanca degjimore me pyetje dhe diskutime per kandidaturen e Vishes. Sot pritet te zhvillohet votimi per dy kandidatet per ne KLD Elvis efa i propozuar nga PD-ja dhe Ardian Visha i propozuar nga PS-ja.

Mbledhja dhe debati

Komisioni pas prezences se shkurter te CV-se nga Visha ka nisur pyetjet e deputeteve ndaj kandidatit ku me aktivet kane qene ata te mazhorances.

Dashnor Sula PD Ju ne CV e depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme rezulton se keni shkuar ne periudhen shtator 92 pas kursit ne Ministrine e Jashtme ne drejtorine konsullore. Me pas jeni shkarkuar si i papershtatshem per kete vend pune. Ne CV e derguar nga grupi i deputeteve kjo nuk rezulton keshtu. Perkundrazi nga ajo qe keni shkruar une kuptoj se ju nuk keni punuar dy muaj si te CV e Prokurorise por nje vit. Dhe ketu nuk figuron shkarkimi juaj. Pse kjo mosperputhje apo mund ta quaj si fshehje e se vertetes. A ben ky nje shkak per te ulur besimin si kandidature te KLD-ja

Ardian Visha Se pari mosperputhja si term i perdorur nga ju nuk me duket i gjetur me vend. Do te kisha probleme po te kishte kontradikte logjika. Nuk kam te tilla dhe nuk gjej. Ne MPJ skam punuar nje vit kam punuar disa muaj. Arsyeja e largimit ka qene e perseris papershtatshmeria politike per ate pune. Jam thirrur nga zoti Serreqi ne ate kohe ku me eshte thene se ka nje ngarkese politike per kohen dhe mund ta rregullojme me vone por nuk mund te qendrosh. Jam punesuar ne MPJ 22 vjec i sapodiplomuar dhe jam konsideruar si i papershtatshem sepse sa kisha une moshen kishin anetaresi ne Partine e Punes te larguar nga skena politike ne ate kohe. Ne qendren per formim diplomatik kam qene i perzgjedhur nga qeveria zvicerane pas nje konkursi te perbashket me qeverine shqiptare. Kemi vajtur 18 persona nga Shqiperia ku nje pjese e tyre kane karriere. Fatos Beja ka qene kolegu i im si edhe Leonard Demi dhe qe do e certifikonin te verteten. Per kursin e dyte kam qene 13 muaj ne Londer ne Fakultetin e Drejtesise. Gjiknuri ka qene me mua ne ate kohe si fitues ka dale i gjashti ne ate grup qe konkurruan. E pesta ka dale zonja Argita Berisha i pari kam dale une.

Ilir Rusmali PD E humbi voten e Damianit...

Dashnor Sula PD Ju keni ushtruar detyren e oficerit te policise gjyqesore nga viti 98 deri ne 2000. Ne saje te dijenise qe kam dhe une ne Prokurorine e Pergjithshme funksiononte nje task-force e perbere nga oficere te policise gjyqesore dhe te nje shefi qe ka qene Sokol Kociu. Dua nje pergjigje te sinqerte ashtu si pyetjet e mia jane te sinqerta. fare marredhenie keni pasur me shefin asaj kohe Sokol Kociu kjo pyetje shtohet drejtperdrejte se dihet fati i Kociut qe eshte denuar nga drejtesia shqiptare per nje aktivitet kriminal me drogen dhe a ka ndikuar shefi juaj ne dhenien e nje urdhri te paligjshem kuptohet me shtetasit Frederik Durda dhe Arben Perballa

Ardian Visha Kjo pyetje qe pretendoni si te sinqerte por po jua them si koleg qe kemi qene bashke dhe ju duhet ta dini mire sepse nuk ju falet pasi Prokuroria e Pergjithshme nuk funksiononte me taks-force ne ate kohe. Sokol Kociu nuk ka qene asnjehere shefi im as i drejtperdrejte as i terthorte ne punen qe kam bere ne prokurori. Por po jua jap pergjigjen per kohen qe kam qene oficer i policise gjyqesore. Kam qene pjese e hetimit edhe per ceshtjen ne fjale qe beni pyetje ju. Nuk kam marre asnjehere urdher nga Sokol Kociu. Dhe ska pasur mundesi Sokol Kociu te me urdheroje mua si oficer i policise gjyqesore. Perkundrazi puna ime ka qene ekip tjeter me Sokol Kociu pasi ky individ bente pune ne grupin e vrasjeve.

Edi Paloka Ju keni qene avokat i Fatmir Mediut minister i Mbrojtjes se kesaj mazhorance ne ceshtjen Gerdeci. Pyetja ime eshte e njejte me ate qe sapo bete por duke iu pershtatur ketij rasti. Ne kete rast ju bete detyren tuaj si avokat duke mbrojtur nje klientin tuaj apo keni qene i bindur edhe personalisht ne pafajesine e klientit tuaj

Ardin Visha I kam bere te dyja. Pra kam bere detyren time si avokat ne mbrojtje te klientit tim pra me ka besuar mbrojtjen dhe e kam realizuar ate si e kam dashur e mundur dhe njekohesisht kam besuar dhe vazhdoj te besoj ne pafajesine e tij.

Gent Strazimiri PD Nuk e di sa i ndiqni punimet e ketij komisioni une jam i detyruar tju shpjegoj qe ne kete tavoline me koleget na ndan pikerisht qendrimet qe mbajme per menyren sesi eshte hetuar dhe gjykuar ceshtja e Gerdecit. Ana ketej e tavolines ka qendrimin qe keni edhe ju beson ne verdiktin e drejtesise i cili permban brenda dhe pafajesine e zotit Mediu. Nderkohe qe pala tjeter perballe ne raste shume te shpeshta dhe me emocione shume te larta thekson se nga krijimi i Gerdecit ne vrame 26 persona dhe se sistemi qe krijoi Saliu eshte i degjeneruar pasi nuk u ndeshkua askush. Te gjithe firmetaret e propozimit tuaj jane keta ketu perballe me kete gjykim te Gerdecit. Une dua te di se si keni perfunduar ju ne krye te kesaj liste kur edhe ju vete keni qene i akuzuar si mbrojtes i te pandehurit me te fajesuar te ketij sistemi. Si ka mundesi qe kjo ka ndodhur Cili eshte mekanizmi i perzgjedhjes suaj nga ana e opozites

Bashkim Fino PS Kolegu beri mire qe e beri kete pyetje por pyetja e tij nuk te beje me individin por ka te beje me ne qe e kemi firmosur. Keshtu qe nese ai do nje pergjigje duhet tia japim ne ate dhe jo individi ketu.

Ardian Visha Une jam ne gjendje te bej edhe transparencen e te gjithe procesit sesi jam propozuar ku mund te shpjegohet me se miri e gjithe ardhja ime ketu. Por qe tju pergjigjem une ne menyre te drejtperdrejte juve pas gjithe atij pershkrimi qe ju i bete per ceshtjen e Gerdecit une do te habitesha sesi nuk do e merrja voten pikerisht ndaj ceshtjes se Gerdecit dhe jo me te justifikoj sesi kam marre voten e tyre per te me propozuar. Kam pare qe kandidatura tjeter vjen nga nje propozim i pjesshem i Parlamentit pra nga nje pjese e pjeses dhe jo i karakterizuar nga nje propozim mazhorativ politik. Kam pare qe vlerat e mia ndaj kandidatit te ardhur me pare ketu jane me te medha flas per sa u perket vlerave dhe kontributit te dhene ne kete sistem. Dhe nisur nga kjo kam kerkuar mbeshtetje te te gjithe karakterit politik. Kam marre kontakte me subjekte te caktuara percaktuese ne Parlament dhe kam marre perkrahje per nje gare dhe jo per nje vote me shume. Ky eshte synimi per te cilin jam ketu dhe kjo eshte nje perpjekje per te realizuar ne menyre sa me demokratike te pakten nje votues ne KLD.

Sajmir Tahiri PS Po i bej nje hyrje pyetjes. Kam firmosur per ju duke besuar ne profesionin tuaj dhe korrektesen profesionale tuaj. Dua te di gjate karrieres tuaj si avokat sa kriminele te tjere keni mbrojtur

Ardian Visha Detyra e avokatit eshte te mbroje njeriun. Kur marr persiper te mbroj nje individ marr persiper te bej nje detyre te ligjshme dhe te moralshme dhe nuk me pelqen menyra se si pyetet se sa kriminele te tjere...

Sajmir Tahiri PS Sa ceshtje penale gjate karrieres suaj si avokat keni pasur gjate kesaj kohe ne cilesine e personit qe ka detyre te mbroje. Barra e pergjegjesise suaj nuk mund te jete vetem ne nje ceshtje si Gerdeci.

Ardian Visha Dakord jane mbi 100 ceshtje te tilla.

Fatmir Xhafaj PS Ne vazhdojme te mbajme te njejtin qendrim per ceshtjen e Gerdecit. Nuk i heqim absolutisht asnje presje qendrimit politik kushtetues dhe ligjor qe kemi mbajtur lidhur me kete ceshtje. Dhe ju nuk mund ti ikni asaj pergjegjesie politike nepermjet akrobacive te rastit apo te radhes.

Gent Strazimiri PD Sot duhet tju themi nje te vertete shqiptareve dhe duhet tu themi ate te vertete qe duhet te jete o ajo e Edi Rames ose kjo e zotit Visha ketu. Nese sot sillni Ardian Vishen dhe konceptin e tij per sistemin e drejtesise dhe e keni seriozisht duhet ti kerkoni te falur Sali Berishes dhe gjithe shqiptareve dhe cilindo qe keni akuzuar padrejtesisht ne lidhje me ate qe e quani krimi shteteror i Gerdecit. Do te thote qe ketu eshte akrobacia politike.

Enkelejd Alibeaj PD Kandidati nuk shfaqi nje vizion te tij per Keshillin e Larte te Drejtesise. Nuk konstatova as nje strategji qofte edhe minimalisht ne kete rast vec asaj te topuzit. Une besoj se ky Kuvend duhet te mbaje parasysh faktin se ka dhene nje lloj veprimtarie per punen e kandidatit kur ai ka milituar ne Prokurorine e Pergjithshme ne kohen kur ishte Sollaku ne detyre. Komisioni duhet te propozoje efen si anetar ai e meriton sepse ploteson kriteret.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-ec74a6b4112315270fb9d536ec73b5cc function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Berisha injoron incidentin ne parlament flet per naften 4 ore me pare ... Kryeministri thote se shpreson ne zbulimin e burimeve te reja Kuvendi zgjedh Elvis Cefen per ne KLD opozita bojkoton 7 ore me pare ... Kuvendi miratoi me 71 vota pro gjate seances se sotme ... LSI Manjani Skeptike per numerimin elektronik te votave 10 ore me pare ... Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar sot permes perfaqesuesit te ... Topi ne Turqi merr pjese ne Samitin Ekonomik Euro-aziatik 12 ore me pare ... Presidenti i Republikes Bamir Topi ndodhet qe prej dites se ... Partia Socialiste tryeze per pronat Rama Qeveria mekaton prej 20 vitesh me to 1 dite me pare ... Partia Socialiste ka organizuar pasditen e se merkures nje tryeze ... Grupi antikorrupsion i kerkon Italise te hetoje financimet e partive 1 dite me pare ... Pas rastit te Lega Nord kritika per sistemin e kontrollit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›