E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati/ Berisha: Ua bëj prapë si më 21 Janar. Balla: Do ta paguash një për një

Share

Zbardhet Videoja e shpërndarë nga deputeti Taulant Balla për polemikat mes Berishës dhe deputeteve socialist. Në video shikohet Berisha të kërcënoj duke u thënë deputete të opozitës të cilët ishin pritur në këmbë: E provuat më 21 janar, doni ta provoni përsëri. Këtu jam ua bëj më keq se më 21 Janar.

Më pas nga salla dëgjohet deputeti Taulant Balla që i thotë Një gjë ta dish që hesapet që ke me ne për 21 janarin do ti paguash një për një

Videoja duket se është filmuar me celular dhe paraqet Berishën të shfytyruar në përpjekje për të ndalur votimin e fshehtë, për dy kandidaturat në KLD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›