Peshëngritje, Qerimaj del kampion Evrope

Erkand Qerimaj
Pas shpalljes kampione e Evropës të Romela Begës, Shqipëria ka edhe një tjetër kampion dhe ai është Ekrand Qerimaj.
Peshëngritësi i talentuar ka siguruar vendin e parë në dygarësh pasi ia doli mbanë që të ngrejë 348 kg.
Në stil shkëputje Qerimal ngriti 158 kg duke zënë vendin e dytë ndërsa në stil të lirë ngriti 190 kg duke bërë që në dy garësh të dalë i pari.
Kampionati Evropian i peshëngritjes po zhvillohet në Turqi. Shqipëria me këto rezultate ka arritur të sigurojë dy bileta në pjesëmarrjen për Lojërat Olimpike Londër 2012. /F.S/