Topi Ngjarja e trete historike
Kjo eshte data e trete me e rendesishme per shqiptaret pas shpalljes se Pavaresise dhe renies se komunizmit. Kjo pasi shqiptaret pavaresisht se gjeografikisht e kane pasur gjithmone identitetin e tyre europian nder vite sic veren shkrimtari yne i madh Ismail Kadare e kane vuajtur mallin tragjik per Europen e humbur per shkak te pushtimeve te njepasnjeshme e diktatures komuniste e cila e ktheu ne strategji te veten urrejtjen kunder Evropes por fatmiresisht pa mundur ta crrenjoste kete identitet te shqiptareve identitet qe u shpalos ne dhjetor te 1990-s me thirrjet e paharrueshme E duam Shqiperine si gjithe Evropa u shpreh kreu i shtetit. Presidenti i Republikes i kerkon politikes te tregoje gatishmeri per tu perballur me sfidat dhe pergjegjesite e ketij procesi. Levizja e lire eshte nje hap jashtezakonisht i rendesishem per vendin tone te cilin e meritojme ta shijojme e gezojme plotesisht e bashkerisht. Por pa harruar se te tjera sfida na presin. Ato kerkojne impenjimin maksimal te gjithsecilit te institucioneve ne radhe te pare e te politikes ne vecanti si projektuese e vullneteve vendimmarrese per procesin ne vazhdim te integrimit te plote te vendit ne Bashkimin Europian theksoi Presidenti. Por kreu i shtetit nuk ngurroi dje te apeloje ndaj politikes shqiptare duke kerkuar prej tyre bashkepunim konstruktiv. Kur kemi kerkuar te jemi pjese e Bashkimit Europian kemi pranuar te respektojme e te ndajme edhe filozofine e ketij Unioni principet e lirise demokracise respektit per te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Bashkepunimi konstruktiv duhet te jete filozofia udheheqese ne aspiraten tone duke asimiluar plotesisht principet qe bashkojne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi demokracia qe po perpiqemi te ndertojme e te konsolidojme ne keto dy dekada nenkupton mes te tjerash respekt per tjetrin dhe shnderrimin e diversitetit ideor ne element dialogu e tolerance per qellimin madhor te perbashket integrimin e plote ne Bashkimin Europian u shpreh Presidenti i Republikes. Meta Vizat rezultat i standardeve te arritura
Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta e cilesoi vendimin e BE-se per liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare fundin e te gjitha barrierave dhe pengesave per te levizur te lire ne hapesiren Shengen. Ne nje prononcim per mediat pas perfundimit te konferences se 6-te nderkombetare per kerkime shkencore te mbajtur ne ambientet e Universitetit Politeknik te Tiranes numri dy i qeverise uroi gjithe qytetaret shqiptare per kete dite te jashtezakonshme ne historine e tyre. Zv.kryeministri nenvizoi se vendimi i sotem eshte rezultat i arritjeve te medha i standardeve te plotesuara duke realizuar nje aspirate te jashtezakonshme per te gjithe shqiptaret nenat dhe te rinjte shqiptare. Kreu i LSI-se shprehu kritika ndaj qendrimit te opozites ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave. shte per te ardhur keq se opozita e sotme ne kundershtim me traditen pozitive dhe kontribuese te Partise Socialiste ne drejtim te proceseve europianizuese te Shqiperise ka kontribuar ne menyre negative per te demtuar proceset europianizuese te vendit. Nuk ka dhene asnje kontribut konkret dhe pozitiv as ne drejtim te plotesimit te standardeve dhe te kerkesave te panumerta qe ka pasur udherrefyesi i Komisionit Europian per ceshtjen e vizave sepse po arrihet heqja e vizave jo si nje dhurate por po arrihet heqja e vizave si nje merite e plotesimit te te gjitha kushteve dhe standardeve per te cilat nuk ka pasur asnje lloj tolerance natyrisht me te drejte nga vendet anetare te Bashkimit Europian u shpreh Meta.
Aristir Lumezi