E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave Berisha U krye

/ /

Duke sjelle per analogji shprehjen e shpalljes se pavaresise se Kosoves kreu i maxhorances tha qe ne fillim te urimit te tij U krye Sipas Kryeministrit kjo dite historike shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve qe pas renies se perdes se hekurt. Dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Europes dhe qeverite e tyre u dergojne shqiptareve ne 98-vjetorin e pavaresise se tyre. Ne do te kremtojme pavaresine me dinjitet me te madh se kurre. Ky vendim eshte urimi me i perzemert qe kombet e Europes u dergojne qytetareve ne 20 vjetorin e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane u shpreh dje kryeministri Berisha ne

nje deklarate per mediat menjehere pas njohjes me vendimin e marre ne Bruksel. Sipas Berishes vendimi nuk do te merrej sot nese qeveria nuk do te bente reformat e kerkuara dhe do te luftonte korrupsionin e bandat kriminale. Shqiperia eshte nje vend i sigurt dhe ky eshte nje vendim krye e fund i merituar. Ky vendim u be i mundur pasi qeveria shqiptare me vendosmeri te madhe luftoi korrupsionin dhe u faktoi te gjithe partnereve tane se suksesi i luftes kunder korrupsionit eshte nje nga arritjet madhore te saj. Ky vendim u be i mundur ne saje te atij universi reformash qe bene qe Shqiperia te behej anetare e plote e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe te permbushte me dinjitet te gjitha detyrimet e kesaj anetaresie u shpreh kryeministri Berisha. Ai shtoi se vendimi eshte kartolina me e bukur e jetes qe qytetaret shqiptare marrin per festat e fundvitit. Kryeministri theksoi se me vendimin e sotem shqiptaret nuk do te jene me te ndare ndersa per te rinjte nuk do te kete me kufizime. Vendimi shperblim per sakrificat tona kujtojme ata te rinj te rene ne kufi. Vendimi u be i mundur pasi ne beme Shqiperine nje vend te preferuar te respektuar te sigurt per qytetaret e vet dhe per mbare Europen dhe boten. Ky vendim eshte historik ne rrafshin e besimit ndaj Shqiperise dhe shqiptareve por perben gjithashtu nje ogur shume te bardhe per ekonomine shqiptare. Levizja e lire eshte gjaku dhe qarkullimi i tij ne nje ekonomi. Kurre me pare kjo levizje nuk ka pasur permasat qe merr nga vendi i sotem u shpreh kryeministri. Sipas tij te rinjte shqiptare nuk do te kene me kufizime ne ambiciet dhe pasionet e tyre te lirise. Ky vendim u be i mundur vetem e vetem pasi qeveria shqiptare me zero tolerance vendosi para ligjit njera pas tjetres mbi 200 banda dhe grupe kriminale qe perbenin rrezik te vertete jo vetem per shqiptaret por edhe per Europen u shpreh Kryeministri.

Rama shte projekt europiannuk eshte dita per rrahje gjoksi

Kreu socialist Edi Rama falenderoi partneret europiane per vendimin e heqjes se vizave me Shqiperine. Duke e cilesuar liberalizmin e vizave si nje projekt me shume evropian sesa merite e Shqiperise Rama tha se nuk eshte dita e marrjes se meritave. Dua te bej ftesen time modeste qe politika te bente nje hap prapa sot dhe qe le tua leme qytetareve dhe qytetareve te ketij vendi mundesine qe ta shijojne kete dite pa u trazuar nga tam-tamet e propagandes dhe nga shprehjet e papershtatshme e te pavend te rrahjes se gjoksit se e kujt eshte merita per kete. Ky eshte nje projekt europian dhe ky eshte projekti i shqiptareve dhe shqiptareve si europiane dhe evropiane u shpreh Rama. Sipas kreut socialist ne ditet ne vazhdim do te behen dhe bilancet e arritjeve dhe deshtimeve por sot tha ai askush nuk duhet te privatizoje apo monopolizoje kete moment. Kryesocialisti nuk harroi te permendte dhe kontributin e PS-se ne procesin e liberalizimit te vizave. Une jam sot krenar per ate cka ka bere PSSH ne raport me perpjekjen per tia arritur kesaj dite. Kontribute te dhena ne kushte e pozicione te ndryshme. Kontribute te dhena ne te gjitha hapesirat e ne te gjitha korridoret ku ne kemi mundur te levizim sot ne opozite per te folur me miq e me partnere jo per ti bindur qe shqiptaret e Shqiperia e meritojne te levizin pa viza sepse kjo ka qene nje bindje e kahershme europiane por per ti nxitur qe Shqiperia e shqiptaret te mos penalizohen per shkak te zvarritjeve dhe te mangesive te dukshme te qeverise u shpreh Rama.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›