PD, rrumpallë në zgjedhje, qindra anëtarë nuk votojnë: Na kanë përjashtuar

Tiranë- Eshtë shoqëruar me akuza të forta nga ana e anëtareve të Partisë Demokratike procesi zgjedhor për kryetarin e partisë. Qindra anëtarë kanë mbetur jashtë dyerve kur kanë shkuar të votojnë për kryetarin e ri, pasi nuk kishin emrin në lista. Anëtarët e kësaj partie në Durrës akuzojnë drejtuesit e degës dhe grupimet që po çojnë në përçarjen anëtarësisë së PD-së, pasi shumë prej anëtarëve të vjetër janë lënë jashtë listës së votuesve.
Ndërkohe, ajo që u përfol rreth një javë më parë për pezullimin e drejtuesit të PD-së së Durrësit, deputetin Igli Cara është bërë realitet. Në krye të degës është vendosur Sabah Jemishta, po shumica e anëtarëve të partisë në Durrës nuk janë në dijeni të kësaj levizjeje të bërë nga lart. Në rrethin e Durresit, përfshirë dhe degën e Shijakut, janë ftuar të votojnë rreth 5100 antarë, ndërsa numri i personave që nuk e gjejnë emrin në lista është në rritje. Komisionere dhe drejtues të PD-së në Durrës thanë se kjo kategori nuk do të mund të votojë, pasi nuk ka asnjë udhëzim për këtë. Flitet për të pakten 1500 persona që nuk janë në listat e votimit.
Fenomeni i mungesës së emrave në lista është rregjistruar edhe në qarkun e Korçës. Sipas atyre kjo është e qëllimshme e ndërsa disa pretendojnë se kanë deklaruar hapur mbështetjen për njërin prej kandidatëve të tjerë e kanë të paqartë arsyen se pse emri i tyre është përjashtuar nga lista.
Në Gjirokastër anëtarë dhe drejtues lokalë të PD-së thonë se janë përjashtuar nga votimi anëtarë që dihet se do të votonin për një kandidat të caktuar, por pa sqaruar se për kë bëhej fjalë.
Sipas burimeve nga PD-ja, janë raste sporadike kur personat nuk jan përfshirë në listë dhe kjo ka ndodhur pasi, pavarësisht se personat pretendojnë se jane anetarë të PD-së, ndër vite ata janë larguar. Ose në disa raste kanë ndryshuar vendbanim dhe nuk kanë bërë rinovimin e kartës së anëtarësisë.
Edhe ne Fier, Vlorë e Lezhë janë vërejtur mangesë në listat e zgjedhjeve. Në Fier, denoncimet për mungesa në lista kanë qenë të pakta gjatë paradites dhe provës ka vijuar normalisht. Në Vlorë pjesmarrja është rritur gjatë mesditës ndërsa disa prej anëtareve të PD që smunden të votojnë, lëshojnë akuza për veprime të qëllimshme. Edhe në Lezhë janë rregjistruar mungesa në lista.