E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD shkarkon Amir Ahmetin

Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë (PD) ka shkarkuar nënkryetarin Amir Ahmeti nga kjo detyrë për shkak të shkeljes së statusit të partisë.

Në një komunikatë për media thuhet se vendimi për shkarkimin e Ahmetit është marrë të dielën në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë së Drejtësisë, me ç’rast është vendosur që Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie të mbahet më 11 dhjetor.

Po ashtu, Këshilli drejtues ka shpallur të pavlefshëm Kuvendin e degës së PD-së në Prizren dhe ka formuar këshillin nismëtar për organizimin e degës së re të kësaj partie në Prizren, si dhe ka legjitimuar dy degët e reja në Prishtinë.

Këshilli Drejtues mori vendim që kjo parti të mos dalë nga koalicioni qeverisës, duke marrë parasysh momentin aktual në vend, përfundon komunikata e PD-së. /kp/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›