E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHZH, 4 projekte në Graçanicë

Financimi i katër projekteve për Komunën e Graçanicës përcjell një mesazh me vlera të jashtëzakonshme. Kështu u shpreh në Prishtinë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, pas marrëveshjes së nënshkruar nga përfaqësuesit e Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Kryetarit të komunës së re të Graçanicës, Bojan Stojanoviç, për lëvrimin e fondeve të akorduara kësaj komune me shumicë serbe nga Qeveria e Shqipërisë.

“Sapo u bëmë dëshmitarë të nënshkrimit të një marrëveshje të thjesht, por shumë domethënëse dhe simbolike. Ajo ka të bëjë me financimin e katër projekteve për komunën e Gracaniçës nëpërmjet një fondi që nuk është shumë i madh në vlerë absolute, por është me vlera të jashtëzakonshme nga mesazhi që përçon. Nënshkrimi i këtij dokumenti dëshmon për një vizion dhe mentalitet të ri edhe të donatorit por edhe të komunës ës re ët Gracaniçës që e pranon këtë donacion” tha Lauka.

“Nga vizita jonë në Tiranë ne kemi sjellë përshtypje të mira. Këto përshtypje janë një dëshmi që ne do të krijojmë një të ardhme të përbashkët dhe do të ndryshojmë sistemin e vlerave, në mënyrë që së bashku të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Të krijojmë një shoqëri bashkëkohore, duke lënë pas dallimet, të punojmë për gjëra me interes të përbashkët dhe t’ju krijojmë të gjithë qytetarëve një të ardhme më të mirë” tha Stojanoviç.

Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i premtoi delegacionit të sebëve të Kosovës se do ta ndihmojë komunën e sapoformuar të Graçanicës me 400 mijë euro, ndihmë kjo në formë investimesh. Marrëveshja e nënshkruar parashikon rikonstruktimin e stadiumit, rregullimin e çezmës së komunës, rregullimin e rrugës afër Manastirit të Graçanicës, si dhe rregullimi i rrjetit të ujërave të zeza.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›