E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD të deklarohet për korrektimin e sistemit

TIRANË- Bashkëkryetari socialist në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se opozita është e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së ka kërkuar edhe nga pala tjetër, nga PD-ja që të deklarohet prerë nëse e do apo nuk e do korrektimin.

Është koha që publikisht PD të deklarojë nëse i qëndron apo jo marrëveshjes, është apo s`është për korrektim zgjedhor, në mënyrë që ta bëjmë pjesë gjatë ditëve për shqyrtimin e reformës zgjedhore. Është koha që Shqipërisë ti japim një kod të mirë zgjedhor tha ai.

Sipas tij, PS është e qartë për barazinë e votës dhe kërkon që partitë e vogla të jenë pjesë e komisionit e të japin propozimet e tyre konkrete për reformën zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›