E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton-Nishanit: Roli juaj jetik për demokracinë

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer me ambasadën e SHBA, i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë drejtimit të tyre nga Z. Nishani, si dhe u shpreh angazhimi për të vijuar me të njëjtin nivel bashkëpunimi. Në takim u nënvizua rëndësia e rolit të Presidentit të Republikës dhe kontributi i tij për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.

Ambasadori i SHBA i dorëzoi Presidentit të zgjedhur të Republikës  një letër urimi, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, nga Sekretarja e Shtetit e SHBA Znj. Hillary Rodham Clinton.

 “Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave evropiane të popullit shqiptar. Roli juaj si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës. Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare”, shkruan Sekretarja e Shtetit të SHBA Clinton, në letrën e saj të urimit për Presidentin Nishani./Start/

                                                                                             2012-06-27 12:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›