E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çimentoja, arrestohet kërcënuesi i aksionerëve

Charles Bouri

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e shtetasit, Fredjan Zalla, i dyshuar për kërcënim përmes sms të dy shtetasve të huaj. Arrestimi i tij është bërë në flagrancë, në afërsi të Urës së Gjolës, në Fushë-Krujë.

Sipas Policisë, arrestimi i tij, u bë për arsye sepse me date 24.06.2012, dyshohet sa ka dërguar sms telefonike me permbajtje kërcenuese dy shtetasve Ch.B dhe J.J.

Charles Bouri është kryeaksioneri londinez i fabrikës së çimendos ne Fushe- Kruje, i cili pak kohë më parë ka akuzuar anëtarët e fisit Zalla, të cilët sipas tij i kanë kërcënuar pronarët e fabrikës së çimentos herë pas herë me jetë.

Deklarimet e tij janë bërë gjatë dëshmisë, disa kohë më parë , në lidhje me vrasjen e zv.administratorit palestinez, Anuar Rizik.

Shtetasi Fredjan Idriz Zalla, 27 vjec, lindur në Zalle-Krujë e banues në fshatin Zalle-Kruje, ka qënë i dënuar më parë disa herë për veprat penale të : Kanosjes Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, Kundërshtimit të punonjësit te rendit publik dhe Prishjes se qetësisë publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›