E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. zgjedhore, propozimet e PS dhe kërkesat e të vegjëlve

Socialistët kanë bërë propozimet e reja në këtë drejtim, ku ka një tërheqje deri diku nga qëndrimet e mëparshme.

Pika më e diskutueshme është ajo për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste propozon që partitë të kenë mundësi për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së. Ata kërkojnë gjithashtu, që pranë KQZ-së të jenë edhe organizata nga shoqëria civile të cilat kanë njohje në proceset zgjedhore.

Katër pikat e propozuara së fundi nga PS

1. Për KQZ shtohet skema e propozimit duke përfshirë në skemën e institucioneve dhe organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë në fushën e zgjedhjeve si dhe mundësia e partive parlamentare të përzgjedhin kandidaturat.

2. Teknologjia e numërimit të zbatohet projekt pjesor, jo më pak se 10 përqind të zgjedhësve;

3. Procedurat e verifikimit në QV të jenë Off line dhe të zbatohen në QV e njësive vedore me mbi 20 zgjedhës (pra qendrat urbane) --këto përmbushin edhe sugjerimin e ODIHR për zbatim gradual të teknologjisë;

4. PS i qendron varintit për marrjen e provave nga dy anëtarë të KQZ-së (shiko pikën 3 të nenit 136).

Partitë e vogla: Të vlerësohet barazia e votës

Ndërkohë, partitë e vogla nga e majta dhe e djathta u mblodhën sot në një tryezë të përbashkët, duke u kërkuar dy partive të mëdha që të vlerësojnë kërkesat e tyre për barazinë e votës. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, tha se tashmë ka humbur besimi tek partitë e mëdha. "Nëse ka parti politike që flasin pa realizuar barazinë e votës, kjo është thjesht demagogji. Duhet të jetë faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë fort. Ne duhet të jemi në gjendje që të bindim qytetarët shqiptarë që ata me votën e tyre të lirë, të ndëshkojnë ata që nuk plotësojnë standardet evropiane", theksoi Milo

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, duke sjellë në vëmendje propozimet konkrete që ka bërë tryeza e partive të vogla dy muaj më parë, dhe që u firmosën dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se për reformën zgjedhore nuk ka një procedim normal, pasi ka një diskutim vetëm mes dy palëve. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se reforma zgjedhore duhet të garantojë që vota e qytetarëve të lexohet saktë dhe në mënyrë transparente. Sipas tij, sistemi duhet të sigurojë barazinë e votës, si dhe gjithçka duhet të mbyllet brenda muajit korrik, pasi ndryshe jemi kundër të gjitha angazhimeve që kemi marrë.

Në fund të tryezes, partitë pjesëmarrëse miratuan një deklaratë të përbashkët, ku i kërkojnë PD-së dhe PS-së një reformë zgjedhore të plotë, që të garantojë barazinë e votës./S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-27 15:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›