E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD thirrje Ramës: Lejo autoritetet shëndetësore në cadrat e grevistëve

TIRANE- Partia Demokratike akuzon kreun socialist Edi Rama se është duke fshehur problematikën shëndetësore të njerëzve që kanë hyrë në grevë urie. Sipas zëdhënëses Erla Mëhilli në cadrat e grevistëve ndodhen njerëz të sëmurë të cilëve po u rrezikohet jeta.

“Në një akt te ri mizor, pasi ka mbyllur në burg në mes të bulevardit deputetë dhe militantë të partisë së tij, pasi ka mbyllur në burg nëna me fëmijë të vegjël Edi Rama nuk lejon autoritetet zyrtare shëndetësore të hyjnë në cadra dhe të asistojnë grevistët e urisë për shëndetin e tyre, ndërkohë që këtë proces ja ka besuar militantëve fanatik të Partisë Socialiste, të cilët fshehin sipas urdhërave të Ramës cdo problematikë shëndetësore të grevistëve. Në burgun e urisë, sipas lajmeve që vijnë nga cadrat ka edhe individë të sëmurë me diabet sheqeri, me sëmundje veshkash, me sëmundje të rënda deri në epilepsi apo ulcera stomaku, sëmundje të cilat në kushtet ku Rama i ka burgosur ata kërcënojnë rëndë jetën e tyre.” theksoi zëdhënësja e selisë blu.

PD i bën thirrje kreut socialist të lejojë autoritetet shëndetësore të hyjnë në cadër.

“Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe Gramoz Rucit të lejojnë urgjentisht autoritetet zyrtare shëndetësore të bëjnë kontrollin e gjëndjes shëndetësore të grevistëve dhe ju rikujton atyre se këta njerëz janë viktimat e tij, por jo kavje që ai të mund ti trajtojë si placka personale.” u shpreh Mëhilli
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›