Sejdiu nis vizitën zyrtare në Gjermani
PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu mbërriti sot në Gjermani për një vizitë zyrtare, ku u takua me homologun e tij gjerman Horst Kohler, dhe disa nga drejtuesit më të lartë të vendit, ndërsa pasdite do të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel.
Sejdiu ka falenderuar ndihmën dhe kontributin e dhënë nga Gjermania për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, në të gjitha fushat. Në një deklaratë pas takimeve, Presidenti kosovar tha se ndjehej shumë i kënaqur me premtimet që ka marrë nga udhëheqësit gjermanë.
Sejdiu kujtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se ka dëshmuar stabilitet në rajon. Bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve ishte temë edhe në takimin që Presidenti Sejdiu zhvilloi me kreun e parlamentit Norbert Lamert, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Guido Vesterëelle.
Presidenti Sejdiu i ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij me zhvillimet në Republikën e Kosovës në të gjitha fushat dhe me sfidat e shumta që e presin shtetin e ri në rrugën e tij të zhvillimit.
(e.n/BalkanWeb)