Kukës, përmbyset automjeti, plagosen 5 anëtarë të një familje
KUKES- Pesë anëtarë të familjes Noka kanë rrezikuar seriozisht jetën si pasojë e një aksidenti në rreth rrotullimin Morinë-Kukës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa familja po kthehej drejt Tiranës me automjetin e tyre nga fshati Nosovej i Kukësit pasi kishin festuar atje festën e Shën Gjergjit. Veprimi i gabuar i një kamioncine i ka prerë rrugën automjetit duke shkaktuar përmbysjen e tij.
Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Adem Noka 39 vjec, ndërsa 4 të afërmit e tij janë lënduar lehtë. Mësohet se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të 39-vjecarit, mjekët e spitalit të Kukësit kanë kërkuar dërgimin e tij me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
(e.n/News24/BalkanWeb)