E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, forumi për emigracionin

Shqiperia dhe Italia realizuan nje forum te hapur per emigracionin dhe integrimin. Ne kete bisede ne tone evidentuese te vlerave qe percojne emigrantet shqiptare ne Itali por edhe problematikave, te ftuar speciale ishin Gianfranco Fini kreu i dhomes se ulet te parlamentit italian si dhe kryetarja e kuvendit shqiptar Jozefina Topalli ne nje bisede te moderuar nga gazetari i njohur italian Bruno Vespa ku merrnin pjese gazetare shqiptare dhe italiane, politikane si dhe sipermarres te ndryshem.

"Ajo qe Tirana ka bere gjate ketyre viteve, keto hapa vertete gjigante drejt BE, do ta beje per komunitetin shqiptar ne Itali me pak te ndjeshem se sa komunitetet e tjera, qe ose nuk do hyjne asnjehere ne BE ose qe jane komunitete qe ne krahasim me Shqiperine ndodhen akoma shume larg nga integrimi i plote ne Evrope", tha Gianfranco Fini, kreu i dhomes se ulet te Parlamentit italian.

Ndersa kryetarja e Parlamentit shqiptar e vuri theksin tek ata emigrante shqiptare qe jane kthyer ne faktor zhvillimi pasi jane integruar me se miri dhe te nje marketim me i mire i imazhit te Shqiperise dhe jo vetem ne Itali.

"Mendoj qe dhe vete ne shqiptaret duhet te punojme shume per te bere nje lloj marketingu me te forte. Sigurisht mediat italiane, mediat e vendeve te tjera kane nje fuqi shume te madhe per ta bere kete. Emigrantet jane nje faktore zhvillimi ekonomik te qendrueshem edhe ne Itali ", tha Topalli.

Nderkaq deshmive te ndryshme te emigranteve qe kane bere histori suksesi ne Itali apo jane kthyer te japin kontributin e tyre ne Shqiperi gazetari Bruno Vespa i opergjigjet keshtu... "Ju jeni shume te gatshem per te hyre ne Bashkimin Europian se shume te tjere, dhe ju kete e dini. Do te bejme dhe shkembime te tjera", tha Bruno Vespa.

Pertej komenteve me nota pozitive nuk ka munguar angazhimi i gazetareve nga federata e shtypit italian qe te perdorin terma korrekte per emigrantet shqiptare pasi tashme ata jane integruar dhe japin nje kontribut te konsiderueshem ne te gjitha fushat ne itali si dhe nje rishikim ne favor te emigranteve te ligjit per emigracionin atje.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›