PD thirrje Ramës: Mos u fshih si frikacak, bëj transparencë për pallatin e gruas dhe vilën në Dajt
TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimin e pasurisë së kreut të opozitës Edi Rama. Gjatë një deklarate për shtyp, nga selia blu zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi, i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama që të bëjë transparente vilën verore që po ndërton në Dajt.
Partia Demokratike i bëri thirrje sot kryetarit të PS-së, Edi Rama, të mos fshihet prapa monologjeve qesharake as dhe vizitorëve dështakë, por të gjejë kurajo dhe me transparencë t'i thotë publikut origjinën e 1 milion eurove investim nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar të pallatit pesë katësh me siperfaqe ndërtimi 900 m katror të gruas së tij dhe familjarëve të saj.
"Partia Demokratike i kërkon Z. Rama të marrë të gjitha përgjegjësitë publike dhe të mos fshihet si frikacak për dy lejet e ndërtimit të firmosura prej tij për interes familjar dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit dhe shkelje të rëndë të Nenit 62 të ligjit të Urbanistikës për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij në vendin e ndaluar me ligj, sheshin e pallateve. Z. Rama! Në intervisten e saj tek Balla Zj. Basha ju tha Shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 metra gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferise së Tiranës me paratë e “Kurbanit” tuaj. Ju me të drejtë e çensuruat këtë pohim të pafajshem te Zj.Basha si nje bllof bajat por nuk keni deklaruar ende burimin e parave me të cilat po ndërtoni rezidencën tuaj verore në malin e Dajtit. Partia Demokratike ju fton Z. Rama të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit. Z. Rama ju keni deklaruar se tokën truall për ndërtimin e vilës e keni blerë në vitin 2003 me 2 000 Lek te vjetra metri/katror, pra me 2 Dollarë; ndërkohë që edhe në zona shumë më periferike në vitin 2000 është shitur me 20 000 Lek apo 20 Dollarë, pra se paku me dhjetëfishin e çmimit lloto që e keni blerë ju, ndërsa ngjitur me ju me dokumenta te rregullta fqinjët tu e kanë blerë tokën me 50 Dollarë. Zoti Rama esht koha të lini mënjanë monologjet boshe se me ato nuk mund të mbuloni pallatin në pajë as dhe truallin dhe vilën që po ndërtoni për vete në malin e Dajtit, me burime parash të dyshimta. Partia Demokratike ju deklaron Ju se pallati familjarëve dhe rezidenca juaj verore me gjatësi 57 metra, do të ju shoqërojnë ju deri në kutinë e votimit!", deklaroi Vorpsi.
(e.m/BalkanWeb)