Vdes Thatcher, TV tajlandezë gafa me lajmet
LONDER-Ndërsa lajmi se ‘Gruaja e Hekurt’, Margaret Thatcher vdiq në moshën 87-vjeçare u përhap në mbarë botën, pati dhe lapsusa.
Një stacion televiziv i lajmeve në Tajlandë teksa anonçonte lajmin e ish-kryeministres britanike me imazhe shoqëruese nxorri foton e Mbretëreshës Elizabeth të II.
CTi Cable dha lajmin ndërsa e shoqëroi me dy klime ku shfaqej Mbreteresha teksa takonte njerëz.
Stacioni kërkoi falje pasi shikuesit e kritikuan sesi mundën drejtuesit të ngatërroni jo një herë por 2 herë radhazi Margaretin me Mbretereshën Elizabeth.
Por, nuk është e vetmja gafë në Tajlandë. Channel 5 bëri një gabim tjetër, për të ilustruar lajmin e vdekjes me foto të Margaretit, përdori ato të aktores Meryl Streep, teksa luante rolin e ish-kryeministres britanike në një film biografik.
(d.b/BalkanWeb)