E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD:Deputetët e PS-së tmerrohen nga heqja e imunitetit

Në deklaratën e rradhës për mediat zëdhënsja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi ka akuzuar opozitën se pasi bllokoi imunitetin me 6 gusht ka  angazhuar mediat në një fushatë absurde kundër imunitetit.

PS bllokoi për herë të tretë shansin e Shqipërisë për të marrë statusin kandidat. Heqja e imunitetit është jetike për të ardhmen europiane të vendit. Shqiptarët do të kenë shansin të shembin murin e imunitetit. Me këtë qëndrim z.Rama dhe miliardierët imunitarë të Partisë Socialiste që i bllokojnë për të tretin vit me rradhë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dëshmojnë qartë dhe perfundimisht se ata nuk mund të pranojnë kurrësesi heqjen e imunitetit sepse janë të tmerruar nga origjina e qindra miliarda lekëve të kupolës së Partisë.Çdo qytetar konstaton se z. Rama dhe zëdhënësit e tij, bllokimin e heqjes së imunitetit dhe të marrjes së statusit të vendit kandidat po e gërshetojnë këto ditë me mbrojtjen fanatike të përditshme të pasurive të miliardierëve në krye të Partisë Socialiste dhe origjinës së këtyre pasurive nga fshehja e taksave, kontrabanda, trafiqet kriminale, ndërtimet pa leje dhe grabitja e pronave- tha zëdhënsja.

Bardhi tha se Partia Demokratike lufton prej 10 vitesh për arritjen e një marrëveshjeje për heqjen e imunitetit dhe është ajo që pranoi korrikun e kaluar të gjitha amandamentet e Partisë Socialiste për ligjin për heqjen e imunitetit, pasi e konsideron heqjen e imunitetit jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit që përdorin si mburojë murin e imunitetit.
Bardhi u shpreh se mazhoranca është e sigurt që me referendum popullor me votën e tyre të lirë qytetarët do të shembin së shpejti murin e imunitetit që i ndan ata nga deputetët, qeveritarët dhe gjykatësit e tyre, do të shndërrojnë Shqipërinë në vendin e qytetarëve të barabartë para ligjit në një vend me të ardhme të sigurt Europiane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›