PDI: Mbetemi në koalicion me PD; ambasador në SHBA
Kryetari i partisë së çamëve, Tahir Muhedi ka deklaruar se kërkon një ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një në një nga vendet e Bashkimit Evropian, sipas të cilit për të kontribuar në zgjidhjen e çështjes së tyre. Sipas Muhedinit, ambasadori në SHBA, do të ndikojë në zgjidhjen e çështjes çame, pasi ky aleat i madh i Shqipërisë do të mund të zgjidhë këtë çështje.
“Ne mbetemi ende të gatshëm të negociojmë me PD-në sa i takon përfaqësimit tonë në qeverinë e ardhshme, pavarësisht se kryeministri Berisha e shpalli kabinetin e tij”, tha Muhedini. Kreu i PDI-së, tha se të gjitha pretendimet e partisë së tij do t’i bëhen të ditura kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit me të.