PDI Ne formular te perfshihet vendlindja
Ne nje prononcim per Shqip kryetari i kesaj partie Tahir Muhedini thekson se hartimi i nje formulari te tille regjistrimi kerkon qetesi dhe nje diskutim te gjere me te gjitha grupet e interesit kryesisht me komunitetin cam.
Ne jemi te interesuar qe ne formular te theksohet qarte vendi i lindjes te perfaqesuesve te komunitetit cam ku nje pjese e madhe e tyre e kane ne Cameri pra ne Greqi dhe kjo e dhene ju eshte modifikuar ne menyre te shemtuar gjate regjistrimeve te meparshme theksohen Muhedini.
Sipas tij ne menyre te prere duhet te perfundoje praktika ku perfaqesuesve te komunitetit cam iu shenohet ne dokumentacion fshati ose qyteti ku kane lindur ne Cameri dhe ne menyre absurde kjo vendndodhje shenohet sikur te jete ne Shqiperi. Kryetari i PDI-se Muhedini thekson se me kete lloj regjistrimi qe eshte bere ne te kaluaren jane shkelur konventat nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe tashme ka ardhur momenti qe ky gabim i se shkuares te gjeje korrigjim.