E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI Nese PDU kerkon bashkim te vije te ne

Tahir Muhedini flet per mediat

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim Tahir Muhedini deklaroi dje se nese Partia per Drejtesi dhe Unitet e drejtuar nga Shpetim Idrizi kerkonte bashkim atehere kjo force duhet ti bashkohej PDI e cila eshte partia e pare e formuar per sa i perket mbrojtjes se ceshtjes came. Pergjate nje deklarate per mediat Muhedini mes ceshtjeve te tjera i ktheu pergjigje edhe thirrjes se Shpetim Idrizit per bashkimin e dy partive came. Z.Idrizi na ftoi nga Lushnja te bashkohemi une dua ti them qe bashkim ka por po te vijne te kjo forca e pare politike qe eshte krijuar per kete ceshtje. Dua te theksoj se ne jemi bashke per nje ceshtje ne nuk bejme dot as bashkimin e gjithe kombit as bashkimin e Ballkanit dhe as te Europes forca jone i perket pikesepari ceshtjes came sepse kjo eshte nje ceshtje kombetare theksoi Muhedini per mediat. Sipas tij dy partite came te krijuara duhet te bashkohen per ti dhene me shume force ceshtjes nisur edhe fakti sepse politika dhe shteti shqiptar per 65 vjet e kane lene ne heshtje kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›