Idrizi eshtjet qe na ndajne jane te pakta te bashkohemi
Kreu i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi pak dite me pare gjate nje aktiviteti ne Lushnje i beri thirrje PDI-se per bashkimin e dy partive. Ne fjalen e tij perpara mbeshtetesve te kesaj partie Idrizi theksoi se ka ardhur koha e bashkimit te te gjithe patrioteve mbare Shqiperise. Te gjithe patriotet shqiptare duhet te bashkohen nen te njejten strehe. Ato qe na ndajne jane shume te pakta ne krahasim me ato qe na bashkojne. I bej thirrje Partise per Drejtesi dhe Integrim dhe personalisht z.Tahir Muhedini qe ne te bashkohemi theksoi Idrizi nga Lushnja. PDU eshte nje force politike e cila ka ne Parlament dy deputete Shpetim Idrizin i cili u zgjodh si deputet ne vitin 2009 nepermjet listes se Partise Socialiste dhe Dashamir Tahiri qe u zgjodh po ne kete vit permes listes se Partise per Drejtesi dhe Integrim. Te bashkuar keta deputete formuan partine e re qe mbron te drejtat e komunitetit cam PDU-ne.