PDI ndihma në Shkodër, 5 mijë dollarë dhe 30 mijë euro veshmbathje
Edhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, e drejtuar nga Tahir Muhedini i është bashkuar nismave në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet në veri të vendit.
Partia për Drejtësi dhe Integrim ka akorduar një fond prej 5 mijë si dhe veshmbatje me vlerë 30 mijë euro, të cilat iu dorëzuan Shtabit të Emergjencave në qytetin e Shkodrës.
Ndërkaq, i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Patriotike "çamëria", Ardian Tana, dhe kryetari i forumit rinor të partisë, kreu i PDI, Muhedini pa nga afër zonat e përmbytura.
Më pas, kreu i PDI pati një takim në shtabin e emergjencave në Shkodër, ku u informua për situatën në këtë qark.
Në takim ishte e pranishme kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, dhe drejtues të lartë vendorë.
Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesimit të medias, kreu i PDI, vlerësoi menaxhimin e situatës, ku theksoi evitimin e pasojave në njerëz.
Nga Shkodra, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet i bëri edhe një herë thirrje komuniteti çam të ndihmojë banorët e prekur nga përmbytjet në veri të vendit.