PDI, synim për grup parlamentar
Partia për Drejtësi dhe Integrim pas marrjes së rezultatit të saj historik duke u bërë forcë politike parlamentare, synon të realizojë edhe një grup parlamentar të sajin. Për këtë ajo ka hedhur “grepat” tek ata deputetë që janë me origjinë çame, si Shpëtim Idrizi i PS-së dhe Leonard Demi i PD-së. Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini ka shpallur një synim të tillë dhe mësohet se është në negociata me deputetë të ndryshëm për të arritur një objektiv të tillë, duke mos përjashtuar takimet me dy deputetët Idrizi dhe Demi.