E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: Do bashkëpunoj me Berishën

 

Partia Agrare Ambientaliste do të vazhdojë bashkëpunimin me PD-në dhe për këto katër vitet e ardhshme. Kreu i PAA-së, Lufter Xhuveli në një intervistë dhënë për “Ora Neës” deklaroi se: “ Bashkëpunimi me PD do të vazhdojë sepse ka qenë i frytshëm dhe mjaft korrekt. “PAA-ja e ndjen veten pjesëtare të fitores së koalicionit të djathtë, edhe pse rezultati pritej të ishte më i mirë”, tha ai. Xhuveli theksoi se nuk ka pasur ende një takim me kryeministrin Berisha për ndonjë platformë të kësaj partie. Ndërsa qëndrimi i LSI-së për bashkëpunim me PD-në, sipas ministrit të Mjedisit është për t’u vlerësuar. “Koalicioni i ri është kryesisht mbi bazën e koordinimit të programeve dhe do të jetë tepër funksional”, tha ai. Kreu i PAA-së deklaroi se për të nuk ka ardhur ende momenti për t’u larguan nga drejtimi i partisë apo nga politika. “Nuk është koha të largohem nga politika. Unë do t’i përgjigjem çdo thirrje që do më bëjë të angazhohem për të kontribuar në çdo fushë, në politikë, shkencë, madje edhe në fushën e bërjes së opinionit nëse duhet”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›