E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 3 e grevës, pritet takim me drejtues të ACR

BULQIZE- Minatorët e Bulqizës, ne diten e trete te greves se urise kane shfaqur shenjat e para te problemeve me shendetin. Ata ankohen per dhembje koke, keputje trupi, probleme me tensionin dhe kerkojne asistencen e nje mjeku per t’i kontrolluar.

Nderkohe qe jashte ambienteve te ACR-se, familjare e te tjere minatore vazhdojne protesten ne mbeshtetje te grevisteve.

Mesohet se mesditen e sotme, komisioni i greves do te zhvilloje nje takim me pronaren e ACR-se, ne Tirane prej nga pritet te dilet me nje zgjidhje.

Sipas komisionit dhe minatoreve, nese nuk plotesohen kerkesat e tyre atehere protesta do te pershkallezohet dhe greva e urise do te zgjatet pa afat.

Greva zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, nderkohe qe policia mban ne kontroll pusi A1, vend ku u zhvillua greva e pare e urise.

Minatoret theksojne se nuk terhiqen pa u larguar administratori, per te cilen firma ACR nuk ka rene dakord. Nderkohe minatoret kane deklaruar se kerkojne tu paguhen edhe ditet e protestave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›