Bregu i Fildishtë, shteti i 84-t që njeh Kosovën
Bregu i Fildishtë është bërë shteti i 84-t që e ka njohur Republikën e Kosovës.
Njohja nga Bregu i Fildishtë i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildisht, Alassane Ouattara në një takim shumë miqësor në Nju Jork.
Njohja është konfirmuar për media nga zyra për informim e z. Pacolli, pasi zëvendës kryeministri kosovar e kishte vizituar disa herë këtë shtet.
Zëvendëskryeministri Pacolli kishte vizituar disa herë Bregun e Fildishtë gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të Presidentit Alassane Ouattara. Njohja nga Bregu i Fildishtë e çon në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës, edhe pse dy shtete ende nuk e kanë konfirmuar njohjen e Kosovës me nota verbale ato janë Nigeria dhe Gaboni. / G. Ekspres