Gjoba dhe grabitje, katër të arrestuar në Tiranë
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga të akuzuar për një seri grabitjesh në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para, të arrestuarit dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen dhe mes grabitjeve të tjera kanë qenë edhe ato të taksistëve.
Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të të ndaluarve dhe as veprave konkrete pë rtë cilat akuzohen.
Policia e Tiranë ka bërë me dije se do të japë detaje rreth arrestimeve përmes një konference për shtyp.