Studimi, shkollat shqiptare më të mira se anglezet
ANGLI- Jemi më keq se Shqipëria We're worse than Albania)". Ky është titulli i një shkrimi të publikuar dje në prestigjozen britanike "The Sun", ku nënvizohet se shkollat angleze kanë probleme serioze në Matematikë dhe lëndët e shkencave ekzakte.
Shkrimi i referohet një raporti të përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror që e ka renditur Britaninë e Madhe në vendin e 43-të sa i përket këtyre dy kritereve të rëndësishme të shkollave, që janë mjaft domethënëse për të ardhmen ekonomike.
Sipas këtij raporti shkollat angleze mundën të siguronin vetëm 4.5 pikë nga 7 të mundshme sa i përket përvetësimit të matematikës dhe shkencave. Pikë këto që e rendisin Anglinë më poshtë se Shqipëria, Iraku, Rumania, Korea e Jugut apo Libani.
Ndërkohë që në shkrim theksohet gjithashtu se kryeministri anglez, David Cameron, megjithë këtë pamje të zymtë, ka deklaruar se nuk mund të pranohet "dështimi" në klasë. Cameron, gjatë ceremonisë së hapjes së një shkolle të re, ka kërkuar reformim të mësimdhënies dhe kthim në metodat tradicionale, Faximile e shkrimit te "The Sun" për të dalë nga kjo gjendje.
(e.m/GSH/BalkanWeb)