BSH: Proritet informimi i publikut mbi financat personale
TIRANE- Banka e Shqipërisë ka vendosur si prioritet të saj gjatë këtij viti, informimin dhe edukimin e publikut mbi financat personale. Kësaj teme do t’i kushtohet dhe Konferenca Kombëtare e Bankës së Shqipërisë, që do të zhvillohet këtë vit gjatë muajit tetor.
Oneda Andoni, Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën e Shqipërisë, shpjegon se, edukimi financiar i çdo qytetari është i rëndësishëm. Nga një sondazh me shkollat e mesme ka rezultuar se, 80% e nxënësve kishin dëgjuar për Bankën e Shqipërisë, por një e treta e tyre nuk bënin dot dallimin mes kësaj banke dhe bankave të tjera.
Për këtë arsye, Banka Qendrore hartoi tekstin mësimor "Financat Personale në duart tuaja". Ky libër u promovua një javë më parë . Ky tekst është lëndë me zgjedhje dhe mund të ndiqet nga nxënësit në cilindo vit të shkollës së mesme.
(a.h/BalkanWeb)