Vjedhjet dyminutëshe të makinave luksoze

Operacioni i koduar “Evo-2”, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Saimir Mara, 25-vjeç, lindur dhe banues në Bërxull të Tiranës, teksa është shpallur në kërkim shtetasi Shkëlqim Tupi, 31-vjeç, lindur dhe banues në Krujë.
Nga hetimi i deritanishëm, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë e periudha të ndryshme kanë kryer një sërë vjedhjesh të automjeteve luksoze në Tiranë. Pasi i grabisnin, i çmontonin ato me qëllim shitjen në pjesë.
Deri më tani, policia ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të të paktën 30 vjedhjeve të automjeteve luksoze, ku autorët e dyshuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin ruanin në fshehtësi, mjetet e ndezura të harruara nga drejtuesit e tyre, duke realizuar vjedhjen në harkun kohor të dy minutave.
Vjedhjet janë kryer gjatë muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan dy mjete tip Benz i llojeve Rexhina dhe CLK, 25 shasi automjetesh tip Mercedez – Benz, 20 copë Motora automjeti tip Mercedez – Benz të prodhimeve 2003 – 2008, 14 copë centralino për Automjet tip Mercedez – Benz, 14 copë paketa elektronike ABS për Automjet tip Mercedez – Benz, 1 paketë elektronike Airbeg per Automjet tip Mercedez – Benz, 8 copë Navigatorë për Automjet tip Mercedez – Benz, dhe një sërë materialesh të tjera.
“Vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plote ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen te jene dhe autor te shumë vjedhjeve të tjera kriminale te vjedhjes se mjeteve luksoze dhe aksesoreve te tyre te ndodhura ne qytetin e Tirane si dhe ne rrethe te ndryshme te vendit”, thuhet në reagim. /Start/
2012-09-20 12:32