E Diel, 1 Nëntor 2026

Karikaturat, paditet revista franceze

Organizata  pak e njohur siriane paraqiti padinë me prokurorë në Paris, të cilët do të vendosin lidhur me veprimet e radhës që do të ndërmerren. Revista akuzohet se po nxit urrejtjen.

Franca po përgatitet për protesta të mundshme, teksa janë njoftuar se ditën e premte do të mbyllen ambasadat, zyrat diplomatike dhe qendra kulturore franceze në më shumë se 20 kryeqytete.

Një ndër parimet kryesore të Islamit është mosvizualizimi i Profetit Muhamed.

Publikimi i karikaturave të djeshme vjen në një kohë që shumë vende ziejnë ende nga trazirat  e shkaktuara nga publikimi I filmit fyes ndaj myslimanëve, “Pafajësia e Myslimanëve”./Start/ F. P/

                                                                                             2012-09-20 14:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›