PDIU, Idrizi: Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjatë turit të tij elektoral në Fier për zgjedhjet vendore të 14 majit, ka komentuar çështjen çame, duke thënë se do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të partisë që ai drejton.
“Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve. PDIU kurrë nuk është bërë pjesë e qeverisë, të vetmen ofertë që kemi pasur për të qenë në ministri e kemi refuzuar sepse kërkonim rezolutën për shqiptarët e Çamërisë. Aq shumë i kemi dhënë partive të mëdha, sa po të shohësh në listat e këshillave bashkiakë kanë qenë pjesa jonë. PDIU prodhon vazhdimisht dhe nxjerr figura patriotike”, u shpreh ai.
/rtsh.al/