E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU Idrizi Shqiptare jini krenar per kombesine tuaj

Kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi ne vazhdimesine e turit te tij ne rrethe Ji krenar qe je shqiptar deklaroi dje ne qytetin e Beratit se amendamentet e forces politike qe ai drejton u kane dhene fund abuzimeve me kombesine pasi sipas tij asnje shqiptar nuk mund te deklarohet me si perfaqesues i nje kombesie tjeter. Amendamentet tona ne kushtet kur ne nuk kishim mundesi reale ta bllokonim teresisht vendosjen e ketyre dy pyetjeve ishin mundesia dhe zgjidhja e vetme. Sot ne mund te themi me gojen plot se amendamentet e partise sone ne Parlament i frenuan orekset shoviniste per te rihapur ceshtje fiktive minoritetesh pasojat afatgjata te te cilave do te ishin negative dhe te paparashikueshme - deklaroi Idrizi. Kreu i PDIU-se beri thirrje qe shqiptaret te mos pranojne ashtu sic te paret e tyre qe te ndryshojne kombesine dhe fene. Te gjithe shqiptaret e Camerise e dime dhe e ndjejme me forte se sa te tjeret se cfare do te thote futja e ketyre dy pyetjeve dhe se sa e rrezikshme qe eshte. Sepse te paret tane prinderit tane gjysherit tane te afermit tane u vrane dhe u masakruan vetem sepse nuk pranuan te ndryshojne kombin edhe fene. Ne si shqiptare te Camerise i bejme thirrje te gjithe shqiptareve se si te gjithe te paret tane u vrane pikerisht per te mos ndryshuar keto dy gjera dhe shqiptaret sot te mos i ndryshojne por te dalin te deklarohen se jane krenar qe jane shqiptar - u shpreh Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›