E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja Topalli i pergjigjet Topit Haxhi Qamili nuk e kupton shqipen e Fishtes

Presidenti perdor gjuhen e Rames Spikerja e Parlamentit te mesoje te flase shqip Ligji i mbetjeve Kryeparlamentarja Do te respektojme Kushtetuten

Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli perplasen ashper mes deklaratave ne distance. Kryeparlamentarja u eshte pergjigjur menjehere akuzave te Presidentit i cili i ka sugjeruar Topallit te mesoje gjuhen shqipe duke perdorur te njejtin fjalor si kryesocialisti Edi Rama. Deklarata e Topit erdhi pas largimit te parakohshem te Presidentit nga ndeshja Vllaznia-Tirana. Tifozeria shkodrane thirrjet per Vllaznine i kane shoqeruar edhe me thirrje kunder Presidentit te cilin e kane quajtur tradhtar. Po aq e ashper ishte dhe gjuha e Kryeparlamentares ndersa deklaroi se Haxhi Qamili nuk e kupton dot gjuhen e Fishtes. Ne nje reagim te dyte Presidenti i ben me dije Topallit se i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta do ndihej i fyer prej gjuhes se saj.

Me tej ai shton se Kryetarja e Kuvendit nuk ka respekt per shqipen zyrtareduke nenkuptuar se shqipja e kombit nuk eshte ajo te cilen perdor Topalli. Ne reagimin e tij Presidenti thote se ndihet i fyer nga mungesa e etikes se Kryeparlamentares ne qendrimet e saj.

Debatet ne distance

Jozefina Topalli flet me krenari dhe vetedije shqipen me te bukur ate me te cilen foli Gjergj Fishta Kol Idromeno Fadil Kraja Migjeni Luigj Gurakuqi Ate gjuhe Haxhi Qamili nuk e kupton dot - thuhet ne reagimin zyrtar te Kuvendit pas deklaratave te Presidentit Bamir Topi nga qyteti i Shkodres. Nga vendlindja e Kryeparlamentares kreu i shtetit nuk e ka kursyer ironine per Topallin. Duke reaguar pas akuzave te saj ne nje interviste per radion Evropa e Lire Topi sugjeroi Topallin te mesoje te komunikoje. Se pari keto zonja apo zoterinj duhet te mesojne pikerisht artin e komunikimit qytetar te dine te komunikojne ne menyre etike sepse komunikojne publikisht me institucionin e Presidentit te Republikes. Se dyti ne rast se do te dalim ne nje plan tjeter ju e dini qe per definicion spikeri pergjithesisht i merr tekstet e recitimit nga te tjeret. Eumlshte ceshtja se sa ne menyre cilesore e reciton tekstin. Por minimalisht do tu thosha te gjithe ketyre qe se paku ne komunikim me publikun te jene qytetare dhe e dyta ta flasin gjuhen shqipe ne menyre korrekte - deklaroi Topi nga Shkodra. Deklarata e tij erdhi pas largimit nga stadiumi Loro Borici ku po ndiqte ndeshjen Vllaznia-Tirana. Ne momentin e barazimit te Tiranes shkodranet jane kujtuar edhe per kreun e shtetit i cili ishte ne radhet e shikuesve dhe e kane share ate tradhtar dhe me ofendime te renda. Presidenti eshte larguar para mbarimit te ndeshjes dhe menjehere pas kesaj ka reaguar per median. Nderkohe qe pak dite me pare Kryetarja e Kuvendit ne nje interviste per radion Evropa e Lire deklaroi se Presidenti nuk ka respektuar postin qe mban. E pyetur nese perben shqetesim krijimi i nje partie te re nga kreu i shtetit ajo ka deklaruar E para nuk ka asnje shqetesim. E dyta kjo nuk eshte dicka e papritur as e panjohur. Besoj se do te merrte nga e majta sepse zoti Topi ka luajtur ne fushen e majte gjate gjithe kesaj periudhe. Kjo nuk me intereson aq sa me dhemb fakti qe kjo eshte nje fyerje ndaj karriges se presidentit. Topalli ka shtuar se ne baze te Kushtetutes Presidenti duhet te jete figura qe bashkon popullin dhe jo qe punon per nje parti te caktuar. Ai ishte i sinqerte pasi qe doli vota e tij ne syte e te gjithe shqiptareve - lsquolive - me te pare dhe me te degjuar - ka pohuar ajo. Qendrimi i saj kunder kreut te shtetit vijoi edhe ne konferencen e perbashket per shtyp me zevendespresidentin e Bundestagut gjerman Eduard Osvald. Kam lexuar raportin me shume vemendje ne menyre te vecante per ceshtjen e gjyqesorit drejtesise dhe korrupsionin e madh qe ka aty brenda. Per sa i takon arsyes kryesore per te cilen nuk eshte marr statusi i vendit kandidat qe eshte bojkoti dhe bllokazhi. Une i kam pare gjithmone bashke zotin Topi dhe zotin Rama gjate gjithe ketyre viteve te kaluara - ka deklaruar Topalli.

Ligji i mbetjeve

Ndersa dje Topalli reagoi serish per kthimin mbrapsht te ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Pas zevendesministrit te Mjedisit Taulant Bino i cili e konsideroi ligjin teresisht kushtetues dhe vendimin e Presidentit si politik ajo tha Do te ndjekim procedurat. Do te vijojme te respektojme Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit. Por kreu i shtetit theksoi serish dje se vendimi per kthimin e ligjit eshte kushtetues. Presidenti i Republikes ka te drejten absolute kushtetuese te shprehe vullnetin e tij aq me shume kur ai eshte i argumentuar qofte ne planin juridik qofte dhe ne planin tjeter ku Kushtetuta detyron shtetin edhe per sa i perket pozicionit social. Une nuk kam pare ndonjehere ndonje perfaqesues te Ministrise se Mjedisit qe te jete kaq i painteresuar per mjedisin. Do tu thosha te orientohen tek mendimet e qytetareve qe si asnjehere tjeter kane qene ne nje fluks te jashtezakonshem per ta kontestuar kete ligj - tha ai.

Vllaznia-Tirana shkodranet kerkojne largimin e Presidentit nga stadiumi

Shkodranet ne kor kane kerkuar largimin e Presidenti Bamir Topi nga shkallet e stadiumit Loro Borici ne Shkoder. Pas barazimit te ndeshjes Vllaznia-Tirana 2 me 2 ata jane kujtuar per prezencen e kreut te shtetit dhe kane reaguar kunder tij me thirrje e sharje. O Bamir o tradhtar largohu nga stadiumi - ishte thirrja ne kor e shkodraneve. Thirrja e tyre ka vijuar edhe me sharje dhe ofendime ne adrese te Presidentit te Republikes. Situata e krijuar e ka detyruar Topin te largohej me heret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›