E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne duhet të largojmë kualicionin e turpit

Edi Rama nën valën e takimeve me bazën e partisë, nën sloganin “Fajin e ka Saliu”, ka vijuar sërish me akuzat ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar si pjesë e kualicionit të turpit.
 

Sipas kreut të selisë rozë, beteja e opozitës do të vazhdojë, për të rrëzuar qeverinë që vodhi zgjedhjet, që vrau në 21 janar dhe vazhdon të vjedhë e mashtrojë popullin.
 

“Saliu i bën sfidë njërëzve të këtij vendi. Ne duhet të largojmë kualicionin e turpit. Fati i Shqipërisë na kërkon të heqim Saliun”.

Sipas kryeopozitarit, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që do t`ju kthejë shqiptarëve dinjitetin e marrë peng nga pushteti i korruptuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›