Opozita: Aparate në QV për verifikimin e kartave të identitetit
09/03/2011 Partia Socialiste shton kërkesat për garanci në zgjedhjet e tetë majit
Partia Socialiste, në kuadër të garancive për zgjedhjet e 8 majit, pritet të shtojë kërkesat e saj në drejtim të mazhorancës. Pra, përveç kërkesave si listat e zgjedhësve apo riformulim i KQZ, PS pritet të shtojë dhe një tjetër kërkesë, siç është ajo e verifikimit të kartave të identitetit të zgjedhësve. PS pritet të propozojë vendosjen e një aparati në çdo qendër votimi, i cili do të lidhet me bazën e të dhënave të gjendjes civile apo kompanisë të prodhimit, dhe në kohë reale të japë verifikimin nëse karta e paraqitur është në rregull apo jo. Me gjithë garancitë që ka dhënë faktori ndërkombëtar, duket se PS ende nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje me mekanizmin funksionues të tyre, sidomos për sa i përket dokumentacionit identifikues. Një sjellje të ngjashme kjo forcë politike shfaqi dhe në zgjedhjet e vitit 2007, kur kundërshtoi fort votimin me certifikatë nga zgjedhësit.
Deklarata
Por nga ana e saj po pret dhe për një mbështetje nga ana e ndërkombëtarëve, të cilën shpreson ta përdorë si kartë në bisedimet me mazhorancën. Burime në PS shprehen se krerët e kësaj force politike presin që brenda disa ditëve Bashkimi Evropian të dalë me një deklaratë për Shqipërinë, dhe në mënyrë të veçantë për zgjedhjet e tetë majit. Sipas informacioneve që vetë PS ka marrë në rrugë informale, bëhet fjalë as më shumë e as më pak për kërkesa të tilla siç janë plotësimi i standardeve dhe kushteve, me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkesë që nuk ka munguar nga organizmat evropiane dhe para zgjedhjeve të 2009-s. Kjo nga ana tjetër pritet ti shërbejë kupolës rozë dhe si një lloj justifikimi përballë elektoratit për pjesëmarrjen në zgjedhje, pas deklaratave të përsëritura për bojkot të tyre. Gjithsesi, pak gjasa ka që dhe vetë mazhoranca të bjerë dakord, sidomos me plotësimin e kushtit të PS, që ka të bëjë sidomos me rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që sipas pretendimeve të opozitës ndodhet nën diktatin e Kryeministrit.
KQZ
Ndërkohë, pavarësisht se po ndërmerren hapa për futjen në zgjedhje, dhe vetë opozita shton kërkesat ndaj mazhorancës. Këto ka zgjedhur ti bëjë më shumë nëpërmjet medias dhe konferencave të shtypit se në institucione. Edhe dje tri karriget e anëtarëve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbetur bosh, gjë e cila tregon se vetë PS nuk e konsideron si faktor të mbarëvajtjes institucionin e KQZ. Nga ana e tyre anëtarët e mazhorancës e kanë cilësuar si absurd këtë veprim të anëtarëve të KQZ, ndërsa kryetari Ristani jo pak herë u ka bërë thirrje të zënë vendet e tyre në komision me qëllim mbarëvajtjen e punëve të KQZ.
Riformulimi i KQZ
Riformulimi i KQZ është një kërkesë, që është përsëritur shpesh nga opozita. Sipas saj, ky institucion është nën diktatin e Kryeministrit, dhe në këto kushte është e pamundur që ky institucion të garantojë zgjedhje të lira. Gjithsesi duke parë kushtet, si dhe afatin kohor, duket e pamundur që opozitës ti plotësohet kjo kërkesë nga ana e mazhorancës dhe Kryeministrit.
Kartat e identitetit
Megjithëse procesi i kartave të identitetit është cilësuar si një proces i suksesshëm jo vetëm nga faktori vendas, por edhe ai ndërkombëtar, sërish opozita tregohet skeptike. Pretendimin për falsifikimin e kartave ajo e ngriti dhe pas zgjedhjeve të vitit 2009, por pa arritur ta faktojë se ku, kur dhe sa karta të falsifikuara ishin përdorur ditën zgjedhjeve.