Vlore Rama Rruga e PS-se te largojme koalicionin e turpit

VLORE- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka vazhduar turin Fajin e ka Saliu ne qytetin e Vlores nga ku deklaroi se forca qe ai drejton do te shkoje drejt fitores ne zgjedhjet e 8 majit mbi cdo interes vetjak.
Ka vetem nje rruge rruga e PS-se per Shqiperine e shqiptareve dhe jo pushtetareve. Ne do te hapim rrugen e re te shpreses- tha Rama
Saliu tha kryesocialisti po u ben sfide njerezve te zakonshem te ketij vendi duke u imponuar shqiptareve koalicionin e turpit dhe sfida jone eshte ta largojme kete koalicion turpi.
Partia Socialiste ka zyrtarizuar pjesmarrjen e saj ne zgjedhjet vendore te 8 majit. PS ka depozituar sot ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen per regjistrim si subjekt garues per zgjedhjet vendore te 8 majit. Dokumentacioni eshte dorezuar ne limitet e kohes prane KQZ-se. Rreth ores 1400 PS ka bere regjistrimin duke eleminuar perfundimisht hamendjet per nje bojkot te mundshem opsion te cilen vete lideri i PS-se Edi Rama e kishte hedhur poshte.
Po sot ka depozituar kerkesen ne KQZ edhe Partia Socialdemokrate e Skender Gjinushit e cila eshte pjese e Opozites se Bashkuar.