ILDKP gjobit 14 zyrtarë për mosdeklarim në afat dhe shkelje të ligjit
09/03/2011 Të 14 zyrtarët janë gjobitur me nga 10 deri në 25 mijë lekë të reja
“Janë evidentuar shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë”
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka gjobitur 14 zyrtarë të niveleve të ndryshme për mosdeklarim në afat pa shkaqe të arsyeshme ligjore, si edhe për shkelje të rregullave të deklarimit të interesave private. Lajmin e konfirmoi vetë përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun në ILDKP, Albi Serani, i cili në njoftimin për mediat, shpërndarë paraditen e djeshme, theksoi se janë gjobitur në vlerë monetare të 14 subjektet e gjobitura. Inspektorati i Lartë, thuhet në njoftimin e ILDKP-së, aktualisht po zhvillon kontrolle në të gjitha institucionet publike në të gjithë vendin për respektimin e kërkesave ligjore mbi deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
Masat ndëshkuese
Dhe gjatë këtyre kontrolleve, thekson më tej Serani në njoftimin e djeshëm, Inspektorati i Lartë ka evidentuar dhe ka aplikuar masën administrative “gjobë” për 12 zyrtarë, të cilët nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj për plotësimin e deklaratës “Pas largimit nga funksioni”. Të 12 zyrtarët janë gjobitur me nga 25 mijë lekë të reja për këtë shkelje të tyre. Gjithashtu ILDKP ka aplikuar masën ndëshkuese “gjobë” edhe për 2 zyrtarë të tjerë, pasi gjatë kontrollit të kryer mbi deklaratat e tyre të interesave private janë evidentuar shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë. Të dy këta zyrtarë, të gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja secili nga ILDKP-ja, janë kryetarë komunash, ku njëri është kreu i Komunës Sinaballaj, ndërsa tjetri është kreu i komunës Balldre të Lezhës, Gjek Cali.
Paralajmërimi
Por gjithashtu, në njoftimin e djeshëm për mediat, Inspektorati i Lartë u rikujton të gjitha subjekteve që mbartin detyrim për deklarim “Periodik/Vjetor” se afati i fundit i dorëzimit të deklaratave është data 31 mars 2011. “Ndaj zyrtarëve që nuk plotësojnë detyrimin ligjor sipas afateve ligjore do të zbatohen sanksionet përkatëse”, thekson Albi Serani, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP).
LISTA E ZYRTARËVE TË GJOBITUR
Për shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë
1. Mexhi Salliu kryetar, komuna Sinaballaj 10.000 lekë
2. Gjek Cali kryetar, komuna Balldre 10.000 lekë
Për vonesa në deklarim, pa arsye ligjore
1. Julian Ahmeti ish-përmbarues, Tiranë 25.000 lekë
2. Laureta Bejkosala ish-regjistruese, ZRPP Vlorë 25.000 lekë
3. Ermira Mhilli ish-përmbaruese, Shkodër 25.000 lekë
4. Qazim Tepshi ish-ambasador, Ministria e Jashtme 25.000 lekë
5. Martin Tusha ish-përmbarues, Pukë 25.000 lekë
6. Ani Dasho ish-dr. i Përgjithshëm, Min. Financave 25.000 lekë
7. Mehmet Çërraga ish-përmbarues, Elbasan 25.000 lekë
8. Aida Seseri ish-drejtoreshë, MPPTT 25.000 lekë
9. Sami Vrapi ish-doganier, Tiranë 25.000 lekë
10. Eugen Hoxha ish-doganier, Bllatë 25.000 lekë
11. Ilirjan Beqiraj ish-doganier, Kakavijë 25.000 lekë
12. Aleksandër Sallabanda ish-ambasador, Ministria e Jashtme 25.000 Lekë