E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Momenti që kauzat tona të gjejnë zgjidhjen e merituar

28-06-2013 / Gazeta 55

69-vjetori i gjenocidit çam - përkujtohet masakra e Paramithisë, ku u vranë 5000 shqiptarë

Komuniteti çam përkujton dje 69-vjetorin e gjenocidit ndaj të shqiptarëve të Çamërisë, masakrën e Paramithisë në të cilën u vranë pabesisht 5000 shqiptarë. Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim në një deklarate për mediat vlerëson se sot 69 vjet më vonë, kapitulli i së kaluarës është mbyllur, ndërsa thekson se “tashmë ne shohim ballëlartë të ardhmen, me besimin dhe përkushtimin e plotë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame”. “Shqiptarët e Çamërisë dhe të çdo treve tjetër të kombit, sot përkujtojnë me nderim kujtimin e më shumë se 5 mijë shqiptarëve të vrarë në pabesi nga forcat zerviste në fund të Luftës së Dytë Botërore. 27 qershori, dita e nisjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, me masakrën e Paramithisë, do të mbetet gjithnjë data e përuljes ndaj kujtimit të të parëve dhe burimi i forcës për çuarjen përpara të çështjes çame, pjesës më të paprekur të çështjes sonë kombëtare. Sot, 69 vjet më vonë, ne e plotësuam amanetin e të parëve. Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Qaf-Botë, të inauguruara pak ditë më parë, janë përulja më e mirë që ne, pasardhësit e shqiptarëve të Çamërisë, shoqata “Çamëria” dhe PDIU mund t’ju bënim kujtimit të tyre. Kapitulli i së kaluarës është mbyllur, tashmë ne shohim ballëlartë të ardhmen, me besimin dhe përkushtimin e plotë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame” thekson PDIU. Po sipas PDIU në këtë 69 vjetor, shqiptarët e Çamërisë do të kenë zërin më të fuqishëm në mbrojtje të tyre, do të kenë pesë djem të Çamërisë në Kuvendin e Shqipërisë, që do të qëndrojnë për katër vjet në këmbë në mbrojtje të kauzave tona të shenjta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›