Numri i të prekurve me melanomë po rritet

Moskujdesi dhe mungesa e informacionit janë arsyet kryesore të shtimit të numrit të të prekurve, teksa periudha më rritjen më të madhe është ajo e verës, kryesisht të personave që frekuentojnë plazhet.
Sot u shënua Dita Botërore e Melanomës, ku ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se është me rëndësi sjellja në vëmendje për diagnostikimin e kësaj sëmundje në kohë. Sipas tij, “melanomat janë të lidhura me ekspozimin e rrezeve ultraviolet në diell për një kohë të gjatë ose edhe me ekspozimin me kohë të më të shkurtra, por shumë intensive”. “
Melanoma është kanceri i lëkurës më i zakonshëm në mbarë botën, por është edhe një nga llojet më të rënda, më të rrezikshme të kancerit të lëkurës zhvillohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave melanocite. Kjo sëmundje është në rritje, si ne bote edhe në vendin tonë”, tha Vasili, duke theksuar se “melanoma është me frekuence më të lartë në grupmoshën e re”. Ministri Vasili theksoi se rastet me melanome në vendin tonë diagnostikohen ne faza te avancuara, ku kostot e trajtimit janë më të mëdha, ndaj i duhet kushtuar rëndësi diagnostikimit të hershëm.
Disa nga këshillat që specialistët japin për të gjithë frekuentuesit e plazheve, është që të mos digjen në diell, të shmangin oraret e pikut nga ora 10:00 - 16:0. “Duhet të mbajmë parasysh kujdesin që të mos digjemi nga dielli, shmangien e diellit në oraret e rrezikshme ora 10:00 - 16:00, përdorimin e kapeleve me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje ndaj rrezeve UV, përdorimin e veshjeve për mbrojtje dhe qëndrimit në hije, përdorimin përherë te produkteve mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit”, tha shefja e Shërbimit të Dermatologjisë në Qendrën QSUT, Ermira Vasili. /Start/
2012-05-04 16:44