E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fatos Nano nuk është kandidati i PS-së për president

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë që ish-paraardhësi i tij, Fatos Nano, të kandidohet nga ana e socialistëve për presidentin e ardhshëm.

Fatos Nano nuk është kandidat i Partisë Socialiste, ai është një figurë politike që ka shfaqur ambicien për të qenë një kandidat mbi palët. Ka kohë që është distancuar nga PS, që nuk e përfaqëson atë, pasi është në kërkim të një profili që ka zgjedhur dhe tentuar ta mishërojë, se sa e ka mishëruar kjo është çështje gjykimi nga palët, por që sot nuk është dita e gjykimit, ka thënë Rama në një intervistë për Klan.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Rama është shprehur se kjo qeveri do e ketë të pamundur që të marrë një mandate të tretë: Jam i bindur që qeveria dhe kryeministri e kanë të pamundur që të marrin një mandat të tretë për një mijë e një arsye që lidhen me gjendjen e vendit, me atë çka jetojnë familjet shqiptare dhe për shqiptarët ka kohë që ka ardhur koha për ndryshim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›