Kequshqyerja u merr jetën rreth 200 fëmijëve në vit

Studimet e kryera tregojnë se prapambetja në rritje është më e shpeshtë në zonat malore (28%) dhe në fëmijët e familjeve të varfra (27%).
Ndërkohë, vetëm 39% e fëmijëve ushqehen vetëm me gji deri në muajin e gjashtë të jetës. Aktualisht, më pak se një e treta e fëmijëve ushqehen në bazë të praktikave të rekomanduara të ushqyerjes. Si pasojë e këtyre problemeve, gjatë një viti në vendin tonë humbasin jetën rreth 200 fëmijë. "Problemet e të ushqyerit dhe sigurisë ushqimore janë pjesë e rëndësishme në agjendën e qeverisë, duke ndihmuar edhe në hartimin e ndërhyrjeve të fokusuara drejtpërdrejt tek grupet e popullsisë që preken më shumë nga këto probleme", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Sipas tij, fushata e komunikimit ka si qëllim që të përmirësojë mënyrën e këshillimit të personelit shëndetësor mbi praktikat e rekomanduara të ushqyerjes së fëmijëve (bazuar në rekomandimet e OBSH dhe UNICEF); të krijojë një mjedis mbështetës në familje për nënat e reja për mënyrat e reja të ushqyerjes së fëmijëve si dhe të kujdeset që këto praktika të jenë të vazhdueshme.
Ndërkohë, drejtor i UNICEF për Shqipërinë, Detlef Palm, tha se prapambetja në rritje të fëmijëve nuk mund të kurohet, por mund të parandalohet dhe relativisht me një kosto të vogël. Ndërkohë, kequshqyerja është e lidhur me 1/3 e vdekshmërisë së fëmijëve në Shqipëri. Sipas tij, edhe pse rritja ekonomike ka përmirësuar gjendjen e kequshqyerjes, përsëri kjo është e pranishme, ndaj ndërhyrjet në sektorin e ushqyerjes janë të nevojshme. /Start/
2012-03-16 14:49