E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje Shqipëri-Gjermani për shmangien e evazionit fiskal

Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot protokollin për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal, në lidhje me taksat mbi të ardhurat.
Marrëveshja u nënshkrua sot nga zv.kryeministri, njëkohësisht ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ambasadorja Gjermane në vendin tonë Karola Myler Holtkemper.
“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të promovuar, për të nxitur bashkëpunimin, shkëmbimet e mëtejshme ekonomike midis dy vendeve tona. Gjermania është një vend partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është donatori numër 1 në Shqipëri. Investimet janë drejtuar në fusha shumë të rëndësisshme zhvillimore për Shqipërinë, në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe fusha të tjera të zhvillimit. Pra kanë përbërë një kontribut jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për këtë fazë të zhvillimit që Shqipëria ndodhet sot.”- deklaroi ministri Haxhinasto.
Ndërsa ambasadorja gjermane ka theksuar se Shqipëria ka potenciale të mëdha zhvillime si dhe aplikon taksa të ulta siç është taksa e sheshtë.
“Kjo marrëveshje i jep biznesit gjerman që të zgjedhë vendin ku duhet të paguajë taksat dhe kështu investitorët tanë do të zgjedhin Shqipërinë pasi taksa e sheshtë është e ulët” ka theksuar ambasadorja.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›