E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU e çamëve merr tre zëvendësministra dhe disa drejtorë të rëndësishëm

Share

Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të shpërblejë një aleat të tij, PDIU-në e Shpëtim Idrizit, me disa poste të niveleve të dyta. Sicc raporton GSH, PDIU do marrë tre poste zëvendësministrash dhe disa drejtori. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur për GSH se çamëve do tu lihen tre poste zëvendësministrash, konkretisht zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zëvendësministri i Drejtësisë dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës. Burimet sqarojnë se kësaj parti i janë besuar edhe tre drejtori të rëndësishme. Sipas PD-së, bëhet fjalë për drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kreun e Shërbimit Kombëtar të Punës dhe vendi i nëndrejtorit të Arkivës së Shtetit. Kjo marrëveshje që pritet të marrë firmat e Berishës dhe Idrizit detyron largimin nga qeveria të tre zëvendësministrave që i përkasin PD-së në tre ministritë respektive dhe në tre drejtoritë e mësipërme për ti zëvendësuar ata me përfaqësuesit e çamëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›