E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Komisioni Spahiu, vazhdë e barbarizmit të jetës parlamentare

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me nisjen nga puna e Komisionit Hetimor për shkarkimin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Sipas Ramës, kjo tregon vazhdimin e barbarizimit të jetës parlamentare nga kjo qeveri dhe për këtë arsye, sipas Ramës, nevojitet ndryshimi i pushtetit.

Komisioni Spahiu, vazhdë e barbarizimit të jetës parlamentare. Pushteti po provon përditë nevojën alarmante për ndryshim.PS e garanton ndryshimin, shprehet Rama nga adresa e vet në Twitter, teksa ndodhet në Athinë, ku ka promovuar librin e tij.

Opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë komision, ndërsa kreu i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në punime, pasi tha se veprimtaria e komisionit nuk do jetë kundër individit Kreshnik Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›