E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis hetimi për Spahiun. Alibeaj: Do jap shembull si funksionon një komision jashtë emocioneve politike

Share

Deri më tani mazhoranca, që i ka keqpërdorur komisionet hetimore parlamentare si ka dashur për të shkarkuar kë zyrtar ka dashur, duket se ia paska futur kot më kot. Ish- ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili drejton komisionin hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tha se do japë shembullin se si funksionon një komision hetimor jashtë emocioneve partiake. Logjika të thotë se komisionet e tjera kanë qenë emocionale dhe nuk kanë qenë një shembull se si duhet bërë puna. Tani një gjë të tillë do e bëjë Alibeaj. Komisioni hetimor do jetë transparent, jo-paragjykues dhe një shembull se si duhet të funksionojnë komisionet hetimore jashtë emocioneve politike, tha Alibeaj.

Tre javë punë do i duhet mazhorancës për të përgatitur një raport për shkarkimin e Spahiut. Në komision do jenë edhe deputetët e PD Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli. Ndërkohë opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë komision. Alibeaj i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në punime ndërsa tha se veprimtaria e komisionit nuk do jetë kundër individit Kreshnik Spahiu. Alibeaj gjithashtu tha se pret që Spahiu të vijë për të raportuar në komision.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›