Elbasan republikanet prezantojne kandidatet ne Shirgjan e Fushe-Labinot

Partia Republikane ka zhvilluar takimet elektorale në komunat e Shirgjanit dhe Fushë-Labinotit në Elbasan. Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka prezantuar dy kandidatët e kësaj partie, Besim Kryemadhin dhe Xhemal Qukun që garojnë nën siglën e koalicionit “Aleanca për qytetarin”.
“Ne jemi këtu sepse besojmë tek vendi ynë. Besimi kandidon sepse e do Shirgjanin. Ai është një jurist i shquar, biznesmen i zoti, një familje e nderuar, dhe kur u zgjodh kandidat, ju them, se nuk këmbëngulëm ne, por banorët këtu. Ata kërkonin në krye të komunës një njeri që i donte dhe i vlerësonte”- tha Mediu.
Kryetar i partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se kandidatët e koalicionit të djathtë do të fitojnë në 8 maj pasi ata udhëhiqen nga parimi për të qenë në shërbim të qytetarit.
Edlira Sulejmani