PDIU i dorezon Chountis dosjen me shqiptaret e amerise

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, eurodeputeti Nikolaos Kountis, ka zhvilluar një takim me drejtues të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me të cilët diskutuan mbi procesin e integrimin europian të Shqipërisë. Përfaqësuesit e PDIU-së e informuan Kuntis mbi kuadrin programor të partisë, patriotizmin shtetformues dhe rolin konstruktiv të PDIU-së mbi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, në kuadër të procesit integrues të Ballkanit Perëndimor. Në fokus të bisedës ishte çështja e imunitetit si edhe 12 rekomandimet e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë. Përfaqësuesit e PDIU-së prezantuan aksionet dhe qëndrimet e PDIU-së në këtë proces, duke nënvizuar nevojën e heqjes së imunitetin si edhe faktin se deputetët e PDIU-së ishin ndër të parët që kanë nënshkruar projektligjin për heqjen e imunitetit.
Zotit Kuntis iu dorëzua edhe dosja e plotë me të gjithë shqiptarët e Çamërisë të kthyer në kufirin shqiptaro-grek, duke iu kërkuar që kjo çështje e shkeljes të së drejtave të njeriut të gjejë përfaqësim edhe në Parlamentin Evropian.